Botë

Për herë të parë pas 18 viteve nuk ka incidente të armatosura në shkollat amerikane

16.04.2020 21:43

Muaji i kaluar është marsi i parë që nga viti 2002 në SHBA të mos ketë sulme të armatosura në shkolla...

Muaji i kaluar është marsi i parë që nga viti 2002 në SHBA të mos ketë sulme të armatosura në shkolla, sepse institucionet arsimore janë mbyllur për shkak të epidemisë me virusin korona.

Sipas organizatës e cila e ndjek dhunën me armë zjarri “Evritaun for gan sejfti”  (Everytown for gun safety) në mënyrë drastike është rritur shitja e pistoletave në mars, kur u paraqitën pacientët e parë të infektuar nga Kovid-19, ndërsa në muajin e njëjtë janë shitur edhe dy milionë pushkë, që është rritja më e madhe e shitjes së armëve të zjarrit që nga viti 2015.

Sipas statistikës gjatë vitit 2020 kanë ndodhur të paktën 33 incidente me armë zjarri në shkollat amerikane, me çka kishin ndërruar jetë dhjetë, ndërsa 15 ishin plagosur.

“Nju England xhurnal of medicin”  (New England journal of medicine) bën të ditur se dhuna e armatosur është një nga shkaqet kryesore për vrasjen e fëmijëve në SHBA.

Në vitin 2019 janë regjistruar 130 incidente me armë zjarri, me çka kishin ndërruar jetë 32 persona, ndërsa 77 ishin plagosur./mia