Luhet sot Serbi-Shqipëri
Luhet sot në orën 20:45 ndeshja e radhës eliminatore të "Euro 2016", Serbi-Shqipëri, takim i Grupit "I" ku kuqezinjtë kryesojnë me 4 pikë......

Një fitore në Beograd do të thotë një hap më pranë kualifikimit historikë në Europian, aq me tepër kur përballë është një kundërshtar si Serbia.
Vendasit nuk lejuan që tifozët shqiptarë të ishin të pranishëm në Beograd për të mbështetur Kombëtaren, por gjithsesi zemrat, sytë, shpresat dhe ëndrrat e milionave shqiptare janë me lojtarët në ndeshjen e radhës eliminatore të "Euro 2016".
Në sfidën e sontme pritet që Shqipëria të luajë me skemën 4-2-3-1 në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Xhaka dhe Abrashi besohet të vendosen para mbrojtjes me 4 lojtarë dhe të përbërë nga Hysaj, Cana, Mavraj e Agolli. Berisha do të jetë në portë, ndërsa pas sulmuesit të vetëm të deklaruar, Balës, mendohet se do të luajnë Rama, Kaçe dhe Lenjani.
Pa mëdyshje, takimi i sontëm Sërbi – Shqipëri në Beograd do të jetë më shumë se lojë, më shume se futboll dhe më shumë se një ndeshje sportive. Një konotacion të këtilllë takimit ën fjalë I ja jep situate momentale dhe raportet mes shqiptarëve dhe Sërbëve. Do të ishte në interes të futbollit dhe faktorëve tjerë që kjo ndeshje para, gjatë dhe pas takimit të mbetet ndeshje kualifikuese siç u ka hije dy kombetarve të mirfillta.
Shqipëria ka 4 pikë në dy ndeshje, pas fitores 1-0 në Portugali dhe barazimit 1-1 në Elbasan, ndaj Danimarkës.
