Maqedoni
Ora policore, MPB: 83 persona nuk e respektuan, 56 u arrestuan
17.04.2020 11:01
Gjatë natës së kaluar sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme....

83 persona nuk kanë respektuar orën policore në 24 orët e fundit , duke u kthyer në rrezik potencial për përhapjen e virusit Korona. Shkeljet më të mëdha janë vërejtur në kryeqytet. Të gjithë shkelësit e orarit të ndalesës së lëvizjes, do të gjobiten.
“Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së, lidhur me kufizimin e lëvizjes, është evidentuar se në nivel të shtetit 83 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 56 prej tyre, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritën procedura adekuate”, informojnë nga MPB.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 163 vendime për izolim dhe janë nënshkruar edhe 47 deklarata për vetë-izolim. Janë evidentuar ndëkrohë se gjatë kontrollit të rregullt të personave në izolim dhe vetë-izolim, 3 persona nuk janë gjetur në shtëpi.
Ju informojmë se gjatë kohëzgjatjes së lëvzijes deri të martën, nuk do të ketë asnjë flutirim për kthimin e shtetasve të RMV-së. Aktualisht në karantinë shtetërore gjenden rreth 3 mijë shtetas.
REXHEP QAMILI
