Maqedoni

Masat e Qeverisë nga prizmi partiak

17.04.2020 12:57

Partia Demokrartike Shqiptare akuzon Shtabin e Kizës dhe organet kompetente....

Partia Demokrartike Shqiptare akuzon Shtabin e Kizës dhe organet kompetente për moskoordinim dhe masa të papërshtashme për përballjen me epideminë në Komunavë. Sipas PDSH-së gjendja e rëndë në Kumanovë dhe rrethinë flet shumë për qasjen joprofesionale dhe joserioze të institucioneve shtetërore në këtë qytet.
 
“Mungesa e kuadrit mjekësor, mjeteve dhe pajisjeve edhe më tej e rrëndon gjendjen në këtë qytet. Për fat të keq situatën e njëjtë e kemi edhe në Dibër dhe Strugë. Shtabi virtual i krizës në Kumanovë jo që nuk u përball me këtë situatë, por edhe prodhoi krizë. Kur anëtarët e shtabit të krizës, qeveritarët, si dhe personeli mjekësor infektohen, flet shumë për një mos organizim total të institucioneve kompetente.”- tha Luan Tresi nga PDSh.
 
Edhe VMRO DPMNE konsideron se mosmarrja e masave në kohë ka bërë që gëjndja në Kumanovë të del nga kontrolli.   
 
“Kërkojmë shpalljen e gjendjes së krizës në Kumanovë dhe Prilep, urgjentisht. Bëhet fjalë për mbrojtjen e 200 mijë njerëzve. Shëndeti para së gjithash. Në vend të populizmit bosh, duhen masa reale për shëndetin e qytetarëve dhe ekonomisë. LSDM la në rrugë mbi 140 mijë punëtorë dhe tani u jep mitë të cilën e quam ndihmë humanitare për t’u fotografuar me to.” - tha Darko Kostovski nga VMRO DPMNE.
 
Mirëpo, LSDM hodhi poshtë pretendimet e VMRO DPMNE-së. Sipas partisë që kryeson me Qeverinë teknike partia e Mickovskit, edhe në kohë epidemie, po shpall lajme të rreme për përfitime politike. “Me ditë të tëra, VMRO DPMNE nga obori i bardhë gënjen se për shkak të krizës nga virusi korona 140 mijë njerëz kanë mbetur pa punë, duke shtuar se masat e qeverisë sigurojnë kompensim për ata që kanë mberur pa punë."
 
“Edhe një herë apeloj, shfrytëzoni masat e Qeverisë. Masat ekzistojnë që t’u ndihmohet të gjithë punëdhënësve, punëtorëve dhe qytetarëve të goditur nga virusi korona. Të ndërtojmë besim të ndërsjellë dhe sëbashku ta tejkalojmë krizën globale.”- tha Kosta Petrov, nënkryetar i LSDM-së.
 
Kompanitë që do të shfrytëzojnë përkrahje financiare nha 14.500 denarë për punëtor nuk duhet të ulin numrin e punëtorë deri në qershor të këtij viti dhe nuk duhet të ndajnë dividendë dhe bonuse. Këtë masë mund ta shfrytëzojnë edhe zejtarët, e vetëpunësuar. Kërkesa bëhet në Drejtorinë e Ardhurave Publike. Ndërkaq, amvisëritë që kanë mbetur pa të ardhura duhet të drejtohen në Qendrën për Mbrojtje Sociale dhe të kërkojnë ndihmë minimale të garantuar deri në 7000 denarë.       
 
SHPËTIM NUREDINI