Maqedoni

Bekteshi: Distancë nëpër shitore, gjoba nga 500-2000 euro

17.04.2020 14:09

Qeveria e vendit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka sjellë vendim që gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme....

Qeveria e vendit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë ka sjellë vendim që gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme të sjellen disa masa lehtësuese për funksionimin e Kompanive nga njëra anë, por duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve nga ana tjetër. Për këtë qëllim, do të vendoset rend gjatë hyrjeve në objektet ku bëhet shitja e produkteve me shumicë dhe pakicë përfshirë  marketet, dyqanet, barnatoret, bukpjekësit etj, dhe vetë pronarët e kanë për obligim të sigurojnë hyrjet dhe lëvizjete blerësve brenda objekteve të tyre, duke respketuar distancën e domosdoshme për të parandaluar përhapjen eventuale të visurit Korona. Sipas Bekteshit, të gjitha këto ndoshta duken të ashpra, por qytetarët duhet të kenë bësim, se atop o merren me të vetmin qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga infektimet eventuale. Të gjithë ata të cilët vërejnë se masat shkelen, duhet ta paraqesin menjëherë rastin  në numrin pa pagëse të Inspektoratit të Tregut 191.
 
“Të gjithë tregtarët nga sot janë të detyruar të ofrojnë shërbim sigurie gjatë hyerjes dhe brenda objekteve, në mënyrë që të ruhet distance minimale e nevojshme nëpërmjet personave para dhe brenda në object, dhe të siguronë dezinfektimin e duarve në object. Tregtari poashtu është I detyruar të vendosë shenjë treguese për lëvizjen dhe distancën sociale, nëse nuk respektohen këto masa, do të parashihen edhe gjoba. Për tregëtarwt e vegjël që nuk do t’i respektojnë këto masa, parashihet gjoba nga 500 deri më 1000 euro, ndërsa për tregtarët e mesëm dhe të mëdhenj, parashihen dënime nga 1000 deri më 2000 euro."- tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
 
Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, është miratuar edhe rregullorja me  fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për lëndët e para minerale, që mundëson plotësimin e nevojave  e konsecionerëve dhe punën e tyre të pandërprerë edhe gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë regullore afatet për procedurat e koncesioneve pushojnë gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe vazhdojnë pas skadimit të saj. Gjithsesi Bekteshi sqaron se kjo regullore nuk parasheh shtyerjen e pagesave së tarifës të koncesionit, sepse ajo paguhet në bazë të sasisë së shitur të lënës së parë minerale të eksplatuar. Detyrimi për pagesën e koncesionit për përdorimin e hapësirës skadon më 31 dhjetor. Inspektorët e tregut sipas Ministrit të ekonomisë gjatë kësaj kohe do të realizojnë kontrollime të rrepta ndaj të gjithë këtyre tregtarëve, me të vetmin qëllim që të rruhet shëndeti I qytetarëve. 
 
FITIM KRYEZIU