Maqedoni
Rregulla të reja në transportin urban, distancë e domosdoshme prej dy metrave
17.04.2020 14:35
Në vazhdën e masave dhe aktiviteteve të ndërrmarra nga ministria e Transporit dhe Lidhejve...

Në vazhdën e masave dhe aktiviteteve të ndërrmarra nga ministria e Transporit dhe Lidhejve për realizimin e e transportit të mallrave dhe udhëtarëve brenda territorit apo jasht tij, marrë parasyshë mbrojtjen e shëndetit public të qytetarit nga përhapja e virusit pandemic covid 19, Qeveria ka miratuar Dekretin e ri me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për transport në trafikun rrugor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.
“Nëse kryeni transport publik të udhëtarëve, gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, transportuesi në automjet është i detyruar të organizojë transportin me mbajtje të detyrueshme të distancës prej të paktën dy metra ndërmjet udhëtarëve me maksimum 50% të udhëtarëve nga numri i përgjithshëm i vendeve, duke mos llogaritur ulësen e shoferit,” thuhet në njoftimin nga Ministrisë së Transportit.
Më parë, kjo masë ishte në formën e një rekomandimi për të gjithë që kryejnë transportin e udhëtarëve. Nga dikasteri i Transportit njoftuan se dekreti për organizimin e mënyrës së transportit deri në përfundim të gjendjes së jashtëzakonshme ka fuqinë e ligjit, andaj të gjithë ata që kryejnë transport të udhëtarëve duhet që të njejtin ta organizojnë në mënyrën e përcaktuar në Dekret.
