Maqedoni
Shënohet e Premtja e Madhe, besimtarët ortodoksë, përgatiten për pashkën
17.04.2020 15:14
Besimtarët ortodoksë festojnë sot të Premten e madhe, ditën e dytë të Treditëshit të Pashkëve...

Besimtarët ortodoksë festojnë sot të Premten e madhe, ditën e dytë të Treditëshit të Pashkëve, ku Kisha kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq. Edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, besimtarët vizituan kishat dhe tempujt fetarë paraditen e sotme, duke shfrytëzuar kështu lëvizjen e lirë para se të fillojë ora policore deri të martën në mëngjes. Lutjet sivjet ishin sigurisht për shëndet.
“Solla vezë, ndeza qirinj. Të na bekojë Zoti, të jemi gjallë dhe shëndoshë”....
“Siç thonë traditat, lashë vezë. Shëndet dhe dashuri.”- thanë besimtarët.
Nga qeveria disa here kanë rekomanduar se në këto ditë festash qytetarët duhet të kenë kujdes shumë të madh, e t’i anashkalojnë edhe grumbullimet për të kryer ritet dhe zakonet fetare për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit.
Eukaristia, KOM: Praktikë 2.000 vjeçare, s’ka nevojë për panikë
Por nga KOM shprehen se nuk ka nevojë për panikë. Edhe pse gjatë Eukaristisë, besimtarët pijnë verën e nga e njëjta lugë, nga KOM këmbëngulin se besimtarëve në asnjë mënyrë nuk mud t’u vijë e keqja nga vera e Kupës së Shenjtë.
“Dy mijë vjet ne e bëjmë këtë ritual, kjo nuk është nga dje. Kjo përvojë nuk e kemi vetëm ne, por edhe paraardhësit tanë e kishin, dhe askush nuk është infektuar nga Eukaristia. Në fund të fundit edhe ne priftërinjtë bëjmë të njejtin veprim. Sa I përket ikonave, ka njerëz të caktuar për dezinfektimin e menjëherëshëm të tyre. Këtë e kemi bërë gjithmonë por tani e bëjmë me intensitet të shtuar.”- tha Sashko Nikollovski nga Dioqeza e Shkupit.
Më parë, e Premtja e Zezë ishte festa më e madhe e të krishterëve evangjelistë. Më pas, të gjitha kishat e krishtera ranë dakord që dita që shënon vdekjen e Krishtit I cili morri përsipër mëkatet e njerëzve, duhet të jenë pjesë e pandarë e Pashkëve. Për të krishterët, e Premtja e Zezë Pashkët, janë të lidhura me idenë e shpresës, madhështinë e perëndisë me aktin e ringjalljes.
BELINDA KOKA ADEMI
