Maqedoni

Shkelja e orës policore në Hasanbeg, edhe 21 persona ftohen në bisedë informative

17.04.2020 15:38

SPB Shkup ka ngirut kallëzime penale për 3 persona në lidhje me ngjarjen...

SPB Shkup ka ngirut kallëzime penale për 3 persona në lidhje me ngjarjen e para disa ditëve në lagjen Hasanbeg të Shkupit. 
 
Në mënyrë plotësuese janë identifikuar dhe janë ftuar në bisedë 21 persona pjesmarrës në protest, të cilët  nuk e kanë respektuar masën për ndalesë të lëvizjes duke bërë kështu vepër penale, informojnë nga MPB.
 
“Në drejtim të zbardhjes së plotë të rastit, në periudhën e ardhshme, MPB do të vazhdojë të sigurojë dëshmi për personat e tjerë dhe pas përfundimit të procedures, për të gjithë personat të cilët kanë vepruar kundër ligjit, do të ngrihen kallëzime penale deri te Prokuroria Themelore Publike”, nënvizohet në kumtesën e MPB-së.
 
Nga atje  theksojnë se veprimi joselektiv, është kyç për zbatimin adekuat të ligjit nga ana e nëpunësve të policisë. Në këtë drejtim, qëndron në kumtesë, qytetarët duhet të sigurohen se secili që do të veprojë kundër ligjit do të sanksionohet. 
 
REXHEP QAMILI