Maqedoni
Bogovinë, Xhemaili: Nuk ka vend për panik, respektoni masat
17.04.2020 16:09
Asnjë rast i ri nuk është evidentuar me virusin korona në rajonin e Pollogut..

Asnjë rast i ri nuk është evidentuar me virusin korona në rajonin e Pollogut, kështu numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë mbetet 48. Ndër më të rrezikuarat mbetet ende Bogovina. Edhe pse në këtë komunë janë regjistruar 10 të infektuar dhe ka më shumë se 100 persona në izolim, autoritet lokale shprehen për TVM 2 se nuk ka vend për panikë. Frika u ngrit pasi ditë më parë një mjek nga Bogovina doli pozitiv me Covid 19 e më pas u shtua edhe nurmi I të infektuarve që e kishin vizituar të njejtin.
Kryetari I komunës, Albon Xhemaili, thekson se më urdhër të Fondit shëndetësor të gjithë pacientët e mjekut, pa marë parasyshë a kanë pasur apo jo kontakt me të, janë futur në izolim 14 ditor.
"Njëri nga mjekët amë, ka dalur pozitiv dhe gjithë pacientët e tijë pavarsisht se a kanë pasur apo nuk ka pasur kontakt me mjekun nga Fondi Shëndetësor është nxjerë një listë për preventivë, Pra ata kanë marrë një fletëurdhëresë që do të rrinë në shpi për 14 ditë. Kjo bëhet si preventive nuk ka vend për panikë apo për dicka shqetësuese. Sikur të kishte dicka më serioze dhe unë si i pari i komunës do kërkoja masat tjera më të rrepta për komunën tonë."- tha Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës.
Banorët e Bogovinës ndërkohë përgatiten për orën e zgjarur policore. Shumë qytetar kanë dalur për ti kryer shërbimet e tyre pasi nga dita e sotem nga ora 4 deri në ora 5 të mëngjesit ditës së martë, do jemi në vetë izolim. Ata të cilët mundë të lëvizn duhet të kenë leje, ose vetëm në raste urgjente.
Ata që pranuan të intervistohen nga TVM 2, thanë se iu përmbahen rekomandimeve të qeverisë.
"Po I përmbahemi unë janë shofer kamioni dhe punoj çdo kund, kam leje por edhe i respektojmë rregullat"...
"Po mendojmë se i respektojmë, shumica i respektojmë. Shumë pak ka që nuk i respektojnë. Të them të drejtën dikush ka frikë, por Zoti ç’ka ka thënë."- thanë qytetarët.
Ndalesa e zgjatur e fundjavës ka shkaktuar probleme edhe në komunat e tjera dhe në vetë qytetin e Tetovës, ku dyndja e qytetarëve sidomos para marketeve është e madhe dhe nuk respektohet distnaca. Orën policore gjatë 24 orëve të fundit e kanë shkelur vetëm 3 persona.
VISAR SADIKI
