Maqedoni

Kumanovë një i vdekur, 4 raste të reja nga Covid-19

17.04.2020 16:13

Pas numrit rekord të lartë të një dite më parë, gjatë 24 orëve...

Pas numrit rekord të lartë të një dite më parë, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numër rekord i ulët i të të prekurve nga COVID 19 në Kumanovë, vetëm 4, duke e çuar numrin në total 310. Për fat të keq në Kumanovë është regjistruar edhe një viktimë e re duke e çuar numrin e të vdekurve në 11.Virusi COVID 19, pas Spitalit të Kumanovës, ku janë të prekur mbi 80 veta nga personeli mjeksor, së fundmi ka prekur edhe shtëpinë e pleqëve “Zafir Sajto“, ku janë regjistruar 3 raste të të prekurve. Bëhet fjalë për dy persona të prekur nga personeli i të punësuarve dhe një person i moshuar. Pas këtyre tre rasteve të reja po bëhen përpjekje maksimale që me masat e ndërmarrura të pengojnë zgjerimin e virusit COVID 19. 
 
Solidarizim me skamnorët, SH.E. “Vllaznia” ndan ndihma humanitare
 
Ndërkohë që nuk po mungon solidariteti dhe humaniteti në këto kohë pandemie. Kësisoj Shoqata Edukative “VLLAZNIA”, gjatë kohës së pandemisë ka arritur me sukses t’u dal në ndihmë familjeve të rezikuara sociale, kryesisht në rajonin e Kumanovës dhe Likovës duke ndar kështu mbi 500 pako me gjëra ushqimore e higjienike.
 
“Ky është aksioni i 6 me rradhë gjatë periudhës së pandemisë, sot do të shpërndajm 100 pako me gjëra ushqimore e higjienike, faktikisht numri i përgjithshëm i pakove që kemi nda për familjet skamnore gjatë periudhës së pandemisë arrin mbi 500 pako”, theksoi për TVM2 Elezi.
 
Pas infektimi të 10 anëtarëve të Shtabit të krizës me COVID 19, ndër të cilët edhe kryetari i shtabit e njëherit, Kryetar i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, TVM2 mëson se shtabi i krizës është duke funksionuar Online përmes video lidhjes.
 
FATLUM AQIFI