Maqedoni

Filloi ndalesa 85 orëshe e lëvizjes, rrëmujë në Shkup para fillimit të orës policore

17.04.2020 16:53

Kryeqyteti u ngrit në këmbë para orës policore e cila do të zgjasë deri të martën në mëngjes....

Kryeqyteti u ngrit në këmbë para orës policore e cila do të zgjasë deri të martën në mëngjes. Rradhë të gjata nëpër shitore. Të gjithë nxituan të furnizohen për mbylljen 85 orëshe në shtëpi, edhe pse edhe gjatë ndalesës ka markete me leje pune që sjellin furnizime në çdo shtëpi.
 
Qytetarët në mënyrë masive kanë dalur për të bërë përgaditjet e tyre. Mund të shihen nëpër të gjitha shitoret marketet apo tregjet në Shkup qytetarë të cilët presin për më shumë se 30 minuta për t’u furnizuar me ushqime dhe produkte tjera të nevojshme për ta.
 
“Duke pasur parasysh situatën tejet të tundosur, kemi paraparë që të dalim të bëjmë shpenzimet çfarë duhet për në shtëpi. Kështu që siç po  shihni ka rradha të gjata, por patjetër duhet me prit rendin me e respektu”...
 
“Dolëm prej punës edhe erdhëm menjëherë këtu. Do të jetë vikend i zgjatur, nuk do të punojnë asnjë send, nuk do të mundemi të dalim, prandaj e shfrytëzojmë këtë”...
 
“Kam dale për me blerë harxh.”- thanë qytetarët e anketuar nga TVM.
 
Qeveria dhe ekspertët e fushës disa herë kanë përsëritur që qytetarët të respektojnë masat, pasi që janë në të mirë të tyre.
 
ERSAN PAJAZITI