Maqedoni

Edhe 3 viktima, shkon në 1.117 numri i të infektuarve nga Covid-19 në vend

17.04.2020 17:13

Regjistrohen edhe tre viktima nga COVID–19....

Në klinikën e sëmundjeve infektive kanë ndëruar jetë dy paciente, njëra nga Kumanova dhe tjetra nga Krusheva të moshës 85 dhe 77 vjeçe.

I ndjeri I tretë është nga Llabunishta e Strugës, I cili kishte pasur ndërhyrje kirurgjike në Spitalin Filipi I Dytë, ndërkaq ka qenë pozitiv me COVID 19.

Ai kishte ndërruar jetë para tre dite, por që mjeku I tij amë sot kishte informuar Institutin e Shëndetit Publik.

Bilanci I të infektuarve të ri dhe të shëruarve në 24 orët e fundit është 36 me 18. Kryeqityteti I kthehet majës së listës me 22 të infektuar, ndërkaq në Kumanovë numri bie në vetëm 4 të infektuar në 24 orët e fundit. Në qytetet Prilep, Strugë dhe Veles janë regjistruar nga 3 të infektuar ndërkaq në Manastir 1.

Numri I përgjithshëm I të prekurve me COVID 19 në vend është 1.117. Si vatra më të mëdha të pandemisë mbeten Shkupi, Kumanova dhe Prilepi.

Nga klinika infektive u lëshuan 11 pacientë, 2 nga spitali I Dibrës, ndërkaq 5 pacientët tjerë, 3 nga Shkupi dhe 2 nga Koaçani janë shëruar në kushte shtëpiake.

MERAL ISMAILI