Maqedoni

Parandalimi i shpërndarjes së Covid 19: Filloi karantina 85 orëshe në të gjithë vendin

17.04.2020 17:31

Vendi po hyn në fazën më kritike të epidemisë .

Autoritetet thonë se në këtë fazë pritet rritje e  numrit të të diagnostikuarve të rinj , por duhet parandaluar rëndimi i këtij numri në mënyrë shtesë.

Rrezik potencial për shtimin e këtyre shifrave, janë sidomos festat fetare kur shtohet numri I njerëzve që grumbullohen jo vetëm në tempujt fetarë por edhe I atyre që shfrytëzojnë festat për rekreacion.

Për të parandaluar pikërisht këtë, janë shtuar ndalesat për fundjavë.

Që nga ora 16 e së premtes, nisi ora policore 85-orëshe për të gjithë qytetarët në territorin e gjithë shtetit. Ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes o zgjatur për të ndaluar grumbullimin e njerëzve sidomos  gjatë Pashkës ortodokse  do të zgjasë deri mëngjesin e së martës.

MPB do të intensifikojë kontrollet rreth tempujve fetarë gjatë festës. Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësorë, dhe për marketet dhe restorantet të cilët bëjnë dërgimin e produkteve, me çka ata angazhimet e tyre do t’i realizojnë pandërprerë.

Gjithashtu edhe pronarët e kafshëve kanë leje për 30 minuta t’i nxjerrin kafshët etyre shtëpiake por vetëm shumë pranë shtëpive. Të gjithë të tjerët, duhet këtë fundjavë të zgjatur ta kalojmë në shtëpi. 

FLUTURA LATIFI