Një pacient vdes nga “Ebola” në Gjermani

14.10.2014 14:15

Një punonjës i Kombeve të Bashkuara, i infektuar me “Ebola”, ka vdekur në Gjermani......

Raportet thonë se 56 vjeçari ka qenë duke u trajtuar në një spital në Lajpcih dhe se ka vdekur gjatë natës. Mjeku, i cili është infektuar me “Ebola” gjatë kohës sa ka punuar në Liberi, ka arritur javën e kaluar në Gjermani dhe ka qenë pacienti i tretë që trajtohet në këtë vend.

Gazeta gjermane “Der Spiegel”, ka raportuar se një pacient po trajtohet në një spital të Frankfurtit, ndërsa një tjetër është liruar nga spitali në Hamburg pas disa javëve të trajtimit. “Ebola” ka vrarë mbi 4,000 njerëz në Afrikën Perëndimore që nga shpërthimi i saj në muajin mars.