Ndalesa për lëvizje në male dhe parqe, masa respektohet në Vodno por jo dhe Matkë
Ndryshe nga dyqanet e rrugët e lagjeve që ishin plot me njerëz...

Ndryshe nga dyqanet e rrugët e lagjeve që ishin plot me njerëz, në vendet rekreative sot dëgjohej vetëm zëri i natyrës.
Mali vodno dhe parku i Shkupit ishte bosh pas hyrjes prej së enjtes në fuqi të ndalesës së lëvizjes në parqe e male. Policia ndalonte veturat e atyre pak qytetarëve që kishin vendosur t’i ngjiteshin Vodnos edhe përkundër ndalesës.
Ne mal lejoheshin vetëm ata që kanë leje për lëvizje për shkak të kryerjes së obligimeve të punës. Është shumë e rallë që mali të shihet në këtë gjendje pa njerëz ,por masat janë decide dhe duhet rrespektuar thonë qytetarët.
“Për shkak të situatës aktuale të gjithë jemi të vetdijshëm se duhet respektuar dhe ashtu siç po mund të shihni njerëz nuk ka. Ne këtu kemi ardhur vetëm për të punuar”, u shpreh qytetari.
“Në park-pyllin Vodno mund të shihni vetëm nga një apo dy persona që ngjiten në mal. Përndryshe poshtë është policia dhe ndalon njerëzit për t’u ngjitur më lart”, theksoi qytetari.
Për dallim nga mali Vodno ,ndryshe ishte pasqyra në Matkë. Parkingjet ishin të mbushura me vetura ,kishte çiklistë por edhe këmbësorë.
Ata vlersojnë se masat janë shumë të rrepta dhe se ajri i pastër dhe dielli janë shumë të rendësishme për imunitetin.
“Imuniteti krijohet çdo ditë nga pak,duke dal në djell dhe duke absorbuar vitamininën D.Normalisht se duhet ti respektojmë masat dhe të qëndrojmë në shtëpi.Personalisht mendoj se janë shumë të rrepta”, u shpreh qytetari.
“Aktiviteti fizik është i nevojshëm ,pavarsisht nga grupmosha”, theksoi qytetari.
Masa plotësuese e Qeverisë ka për qëllim të parandalojë grupimin në natyrë edhe në orën policore më të gjatë në vend.
FLORIE BELULI KAMBERI
