Virusi Korona: Shifra shqetësuese në të gjitha kontinentet
Në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve me COVID-19 e ka kaluar shifrën prej 670 mijë personash...

Në Shtetet e Bashkuara numri i të prekurve me COVID-19 e ka kaluar shifrën prej 670 mijë personash, 33 mijë kanë humbur jetën.
Nju York vazhdon të jetë shteti më i prekur, me gjithsej 214.832 infeksione të konfirmuara dhe 14.636 vdekje.
Numri i vdekjeve në Spanjë ka shkuar në rreth 20.000, me 585 raste të reja vdekjesh, orët e fundit. Aktualisht numri total i rasteve ka shkuar në 184,948, ndërsa i të shëruarve në 74,797.
Në Belgjikë, 5,163 persona kanë humbur jetën , një normë e lartë e vdekshmërisë për kokë banori, në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane. 313 viktima janë regjistruar vetëm në 24 orët e fundit . Numri total i të infektuarëve ka arritur në 36,138.
Në Britaninë e Madhe, 24 orët e fundit kanë humbur jetën 847 persona për një total 14.576 personave që humbën betejën me virusin. Janë 108.692 të infektuar deri më tani.
Në Greqi numri i të vdekurve u rrit në 108. Gjatë mëngjesit të së premtes janë shënuar 2 viktima dhe 1 gjatë natës. Në total janë infektuar 2207 persona , 69 janë në terapi intensive.
Në Brazil, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 188 vdekje , apo 1.924 në total, numri I të infektuarve ëhtsë rritur në 30.425.Brazili, një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.
Australia aktualisht ka 6,523 raste të konfirmuara me koronavirus, përfshirë 65 vdekje.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shtyrjes e paradës madhore ushtarake të Ditës së Fitores më 9 maj, prej pandemisë së koronavirusit. Parada duhej të përkujtonte sivjet 75-vjetorin e fitores mbi nazizmin.
Irani raportoi 89 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, duke e çuar në 4,958 numrin e përgjithshëm të vdekjve. Numri I përgjithshëm i të infektuarve në Iran në 79,494.
Irani i kërkoi Fondit Monetar Ndërkombëtar të japë një kredi prej 5 miliardë dollarësh për të ndihmuar në luftën e vendit kundër koronavirusit.
Zyrtarët amerikanë besojnë se paratë nuk do të shkojnë drejt krizës shëndetësore publike të vendit, por do të financojnë grupet terroriste. FMN është ende duke vlerësuar kërkesën.
Afrika mund të jetë epiqendra e re e koronavirusit, paralajmëron OBSH .Deri më tani ka pasur pothuajse 1.000 vdekje dhe më shumë se 18,000 infeksione në të gjithë kontinentin. Kontinenti I nxehtë nuk ka respiratorë mjaftueshëm për t`i bërë ballë pandemisë.
Ndërkohë media shtetërore kineze njoftoi se rreth 1.300 persona që kanë vdekur nga koronavirusi në qytetin kinez të Vuhanit, ose gjysma e totalit të raportuar, nuk janë llogaritur në numrin e përgjithshëm të vdekjeve për shkak të gabimeve në llogaritje.
Pekini hodhi poshtë pretendimet se pas kësaj fshiheshin arsye për të mbuluar numrin e vërtetë të viktimave.
NAIM RAMADANI
