Çmontohen barrikadat në Hong Kong
14.10.2014 14:36
Qindra policë në Hong Kong kanë çmontuar barrikadat e protestuesve pranë zyrave të qeverisë dhe qendrës financiare të qytetit.......

Kjo është dita e dytë e operacioneve, për të cilat policia thotë se kanë për qëllim lehtësimin e trafikut dhe jo shpërndarjen e protestuesve. Këta të fundit kanë zënë pjesë të Hong Kongut për më shumë se dy javë.
Ata kërkojnë zgjedhje plotësisht demokratike më 2017. Kina, e cila ka kontroll mbi Hong Kongun, ka thënë se qytetarët do të mund të votojnë direkt, por se ajo do të përpilojë listën e kandidatëve.
