Maqedoni

3 viktima nga Covid – 19: 1 117 të infektuar, 139 të shëruar

17.04.2020 21:10

Në 24 orët e fundit janë identifikaur 36 raste të reja të infektuar me virusin Korona...

Në 24 orët e fundit janë identifikaur 36 raste të reja të infektuar me virusin Korona dhe tre pacientë kanë humbur jetën.
 
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe numri I përgjithsëm I pacientëve të diagnostifikuar arrin në 1117 apo 929 raste aktive ndërsa 139 pacientë janë shëruar.
 
Deri më tani janë bërë 10 mijë e 859 testime dhe për diagnostifikim më të shpejtë të pacientëve javën e ardhshme do të filojnë me punë edhe laboratorët në ASHAM dhe mjeksinë ligore.
 
Ai më tej shtoi se në geriatri në Gjorçe Petrov është identifikaur një pastruese positive në virusin korona andaj do të bëhen  testime serologjike për të gjithë personat e moshuar.
 
Poashtu edhe pacientët në repartin infektiv të Kumanovës do të transferohen në Shkup sepse një numrë I madh I personelit mjeksor është në vetizolim.
 
"Bëhet fjalë për 7 persona,ndërsa në spitalin e Kumanovës do të vlerësohet gjendja shëndetësore e pacientëve dhe në komunikim me Drejtorin e spitalin 8 shtatori do të vendoset në varsshmëri prej simptomeve se a do të transferohen në Shkup apo do t shërohen në spitalin e Kumanovës. Prej 21o të punsuarve në sipatilin e Kumanovës vetëm te 2 kanë dale antitrupa të shtuar dhe të njetit do të testohen.Sa I përket kërkesës për shpalljen e karantinës 14 ditore në Kumanovë vendimi përfundimtar do të sillet të shtunën në sencë të Qeverisë", u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.
 
Numrin e vogël të personave të infektuarve në rajonin e Pollogut ku popullsia është shumë aktive Filipçe e arsyetoi me atë se gjithçka ka të bëjë me kontaktin primarë dhe mënyrën e se si bartet virusi.
 
"Në rajonin e Pollogut, rastin që kishim me ambulancën në Bogovinë vendosi në izolim mbi 150 persona. Ne për momentin nuk mund të vlerësojmë se sa prej atyre personave do të zhvillojë simptome. Sipas bisedave me epidemiologët, këto kontakte janë kapur herët do të thotë eliminohet mundësia që ata ta kishin shpërndarë tek persona të tjerë. Megjithatë po e ndjekim situatën", theksoi Filipçe.
 
Filipçe poashtu paralajmëroi se do të skenohet edhe reparti I onkologjisë në klinikën e fëmijëve pasi që një infermiere ka rezultuar pozitive.
 
Poashtu paralajmëroi  skrining të  popullatës nga mesi I këtij viti që të vlerësohet imuniteti i fëmijëve dhe perosnave mbi 65 vjec dhe në bazë të tyre të krijohen masa efektive për mbrojtje nga kovid 19.
 
Filipce me apel që Festën e pashkëve qytatarët duhet ta kalojnë pa tubime në mënyrë që të mbrohen më të afërmit dhe të mos mbingarkohet personeli shëndetësor.
 
FLUTURA LATIFI