“Covid 19” në Botë, numri i të prekurve mbi 2.2 milion

18.04.2020 13:02

Numri i personave të infektuar me virusin korona në Botë...

Numri i personave të infektuar me virusin korona në Botë ka tejkaluar shifrën 2.2 milionë përkatësisht ky numrë arrinë në 2 mijon e 251 mijë e 768 persona, bën ë ditur Universitetit Johns Hopkins.

Poashtu 154 mijë e 295 persona kanë vdekur në gjithë botën, ndërsa 574 miji e 383 janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të të prekurve, 710 mij e 272 persona, të pasuara nga Spanja 190 mijë e 839 persona, Italia 172 mij e 434 persona dhe Franca 147 mij e 969 persona.

SHBA deri më tani ka numrin më të madh të viktimave, 37 mijë e 175 persona, duke tejkaluar Italinë ku numërohen 22 mijë e 745 persona të vdekur.

Virusi korona nuk ka kursyer as vendet e rajonit. Në Shqipëri numri i të prekurve arrinë në 539 persona, ndërsa në Kosovë numri i të infektuarve ka arritur në 480 persona.