Zotri Zotri Stefani, mesazhi për Pashkët

18.04.2020 13:36

Pashkët, dita e rinjalljes së krishit, është festë e fitores dhe festë e jetës dhe përjetsisë...

Pashkët, dita e rinjalljes së krishit, është festë e fitores dhe festë e jetës dhe përjetsisë, festë që na solli gëzim të cilin askush nuk mund të na e merr.

Në festën e Pashkëve e rrëfejmë fshehtësinë e fituesit krishtit, i cili nëpërmjet ringalljes së lavdishme nga të vdekurit e fitoi vdekjen dhe vdekshmërinë e veshi me pavdekshmëri.

Gëzohuni në festën e festave, jemi të thirrur që gjithmonë dhe para secilit ta rrëfejmë krishtin e kryqëzuar, të ringallour dhe të lavdishëm.  Si adhurues të vërtetë të krishterimit jemi të obliguar që ta lajmërojmë fitoren ndaj vdekjes mëkatit dhe urrejtjes, ndaj padrejtësisë dhe vuajtjes dhe të kontribuojmë të mbisundojnë drejtësia, paqa dhe gëzimi në shpirtin e shenjtë. Festa e ringjalljes së krishtit na përkujton se duhet menduar për veprimet tona dhe të angazhohemi për jetë me vyrtite dhe ndaj dashurisë që është forca më e jmadhe. Por ajo është e funqishme kur është sëbashku me krishin dhe dashurin e tij të pa masë kur shëndrrohet në dëshminë dhe mënyrën tonë të jetesës. Po kalojmë një periudhë që nga ne kërkon durim dëgjueshmëri dhe përmbajtje. Paraqitja e sëmundjes ngjitëse na detyroi të kujdesemi për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë. Besimtarët tanë ktu në Maqedoni dhe gjithkun në botë, i këshillojmë të qëndrojnë dhe të mos shqetësohen se nuk mund të marrin pjesë në liturgjitë e shenjtë në tempuj, duke ju rekomanduar që të luten në shtëpitë e tyre dhe në zemrat e tyre, që Zoti në na shpëtojë nga sëmundja e rëndë. Të lutemi edhe për personelin mjeksor, policinë dhe ushtrinë, të cilkët po kujdesen për të sëmurit dhe rendin në shtet. Të lutemi që të sëmurët të shërohen si dhe për shpëtimin e atyre që nuk e fituan betejën me sëmundjen.