Koronavirusi: Putin pezullon paradën ushtarake të fitores në Luftën e Dytë Botërore
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtyrë paradën e 9 majit të ushtrisë ruse...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtyrë paradën e 9 majit të ushtrisë ruse në sheshin e kuq në Moskë për shkak të pandemisë. Kjo është e hera e parë që shtyhet parada e Ditës së Fitores në ‘Luftën e Madhe Patriotike’ siç e quanin në Bashkimin Sovjetik më parë dhe vazhdojnë ta quajn në Rusi ende, thuajse ata sihin të vetmit që luftuan.
Këtë vit sh vit shënohej 75 vjetori i fitores së aleatëve ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1945, dhe parada ushtarake vjetore pezullohet për herë të parë në Rusi për shkak të pandemisë.
Edhe veteranët e luftës i dërguan kërkesë Kremlinit që parada këtë vit të anulohej. Ata propozuan data të tjera të mbajtjes së paradës si, 3 shtatori, dita kur Lufta e dytë Botërore përfundoi.
Zyrtarët rus kanë raportuar një rritje prej 3448 rasteve me korona virus të enjten që numrin total të të infektuarve në 27938 raste. Zyrtarisht njoftohet se janë 232 vdekje por besohet se numrat janë më të shumtë.
Putin që këtë vit bëri ndryshime të mëdha në qeveri dhe po sundon Rusinë me dorë të hekur për 20 vite ka vendosur rregulla të rrepta izolimi. Me propozimin e deputetëve besnik të tij në Duma’n ruse ata u dërgua në Gjykatë Kushtetuese ndryshimi rreth mandatit të presidencës ruse që do të mundësonte të qëndronte në pushtet Putin edhe 12 vite.
