Raport-progresi para komisioneve kuvendore
14.10.2014 15:02
Anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe të Komisioneve për Politikë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do të debatojnë rreth Raportit të KE-së për progresin e vendit.......

Raporti për progresin është publikuar në datën 8 të këtij muaji, me të cilin vendi mori rekomandimin e gjashtë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Në Kuvend, seancë sot do të mbajë edhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale, në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Siguri dhe Shëndet gjatë Punës, në lexim të dytë.
