Mustafa: Vaksinë për Covid-19 pritet deri në vitin 2021
Vaksina për Covid-19 pritet në vitin 2021, thotë mjeku, Adrian Mustafai....

Vaksina për Covid-19 pritet në vitin 2021, thotë mjeku, Adrian Mustafai, i cili punon në një spital të Gjermanisë. Ai tha se shtetet më të mëdha janë duke punuar në zbulimin e vaksinës, por për të arritur deri te një zbulim i tillë nevojitet kohë.
“Vaksina si e tillë deri në fillim të vitit 2021 nuk do të ketë shumë qendra të sofistikuara shkencore në Gjermani, ShBA, përfshirë edhe Kinën, ata janë duke bërë punime që të vijnë deri te krijimi i vaksinës ku po ashtu edhe një pjesë e njerëzve për momentin vullnetarisht janë duke u testuar. Ajo që me Koronën është në sipër medikamenti remsiddevill dhe medikamenti hedrociflorofin. Njëri medikament ka shërbyer për të luftuar eboilëën, ndërsa tjetri për malarian. Por, i dyti medikament nuk ka dhënë efekte, tani për momentin përdoret vetëm medikamenti remsidevil.”,- tha mjeku internist - kardiologji, Ardian Mustafai.
Personat të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 mund të infektohen përsëri, thotë Mustafa.
“Kur themi që e ke pas Covid 19 duhet të bëhen disa analiza më të detajuara, ndërsa rasti i dytë mund të infektohet për së dyti. Por, rezultatet tregojnë se personi nuk mund aq shpejt të infektohet, por duhet të zgjasë 1 deri në 2 vjet deri sa të vijë te riinfektimi.”,- u shpreh Mustafai.
Ai sqaro se virusi Korona në bakër mund të jetojë deri në 4 orë, ndërsa në kuti të letrës 1 deri 2 orë, ndërsa në çelik dhe plastikë deri 4 ditë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
