Jahjaga: Java e ardhshme, afati i fundit për formimin e institucioneve të reja

14.10.2014 15:04

Fillimi i javës së ardhshme mund të jetë afati i fundit deri kur presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, do t'i presë idetë dhe opsionet kushtetuese të liderëve të partive parlamentare për formimin e institucioneve të reja.....

Në të kundërtën, Jahjaga mund të veprojë shumë shpejt dhe të nisë hapat konkretë për shpalljen e zgjedhjeve.

Tash për tash, as PDK dhe as blloku paszgjedhor i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje nuk japin ndonjë shenjë të vetme se mund të takohen për të gjetur zgjidhje rreth kryetarit të kuvendit, që shihet si nyja e parë, por jo e vetme drejt tejkalimit të krizës.

Presidentja Jahjaga, u ka bërë me dije sërish liderëve të partive politike se kriza e krijuar nuk po e dëmton Kosovën vetëm përbrenda, por edhe në aspektin e jashtëm ndërkombëtar.