Shqipëri, ulet numri i të infektuarve me Kovid-19
18.04.2020 21:17
Ulet sërish numri i personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri...

Ulet sërish numri i personave të prekur me Covid-19 në Shqipëri. Vetëm 9 raste të reja janë regjistruar në 24 orë, duke e çuar numrin total në 548.
Krahas rasteve të reja, lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ka shkuar në 302, duke bërë që të ulet edhe numri i pacientëve të shtruar në spitalet “Covid”.
Ndërkohë, kryeministri Rama ka nisur lehtësimin gradual të masave, duke u dhënë të moshuarve leje që të dalin 3 orë këtë të shtunë. Nesër radha për të dalë do të jetë e nënave me fëmijë, me kushtin që të ruajnë distancën nga fëmijët e tjerë. (Luljeta Ndoka, TVM2)
