Ora policore, 84 persona nuk e respektojnë, arrestohen 67
19.04.2020 12:52
Gjatë natës së kaluar në gjithë shtetin 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore....

Gjatë natës së kaluar në gjithë shtetin 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore, pas çka janë arrestuar 67 persona, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate, njëftojnë nga MPB.
Sipas të dhënave të MPB-së gjatë natës së kaluar 31 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 43 kanë firmosur vendim për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle tek personat që gjenden në izolim respektivisht vetizolim dhe nuk është evidentuar mosrespektim u masës për izolim dhe vetizolim.
