“Covid-19” në Botë, mbi 2.3 milionë të infektuar nga Koronavirusi

19.04.2020 14:00

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në mbi 2.3 milionë....

Numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në mbi 2.3 milionë. Ndërkohë që kanë humbur jetën rreth 156 mijë persona.

Të shëruarit nga koronavirusi deri në këto momente janë 590 367 vetë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të kryesojë listën e personave të infektuar me koronavirus me mbi 726 mijë persona.

Pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve me virus vjen Spanja me mbi  190 mijë, Italia  mbi 172, mijë, Franca mbi 147 mijë  pastaj radhiten Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kina etj.