Kumanovë, 9 raste të të infektuarve me “Covid-19”
Edhe gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 9 raste të reja me "COVID 19"...

Edhe gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 9 raste të reja me "COVID 19", duke e çuar në total 329 numrin e të prekurve nga virusi Korona.
Në vend të Karantinës 14 ditore ashtu siç kishte kërkuar Shtabi komunal i Kumanovës për mbrojtje dhe shpëtim, Qeveria u ka rekomanduar kumanovarëve që nga dita e mërkurë 22 prill, domosdoshmërisht gjatë daljes nga shtëpia të mbajnë maska. Me këtë edhe njëherë nuk përfillet nga Qeveria, kërkesa e Shtabit komunal për aplikimin 14 ditor për Kumanovën, sipas shembullit të Dibrës.
Kumanova ndihmon Likovën rreth dezinfektimit
Ndërkohë që Shtabi Komunal për mbrojtje dhe shpëtim në Kumanovë i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shtabit Komunal të Likovës, për ta ndihmuar këtë Komunë në dezinfektimit e tërë rajonit të Komunës së Likovës, duke i rekomanduar NP “Pastrim dhe gjelbërim“ që dezinfektimin ta kryejë me atomizerë në bashkëpunim me SHKMSH të Likovës .
Gjithashtu Komuna e Kumanovës me vendim të Kryetarit Maksim Dimitrievski, ka vendosur që NP “Pastrim dhe gjelbërim“ përkohësisht ti huazojë në përdorim, një pjesë të paisjes për dezinfektim dhe spërkatje Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim të Likovës, 5 pompa motorike për dezinfektim. Gjithashtu kjo ndërmarrje do të kryejë edhe trajnimin e shfrytëzuesve të paisjes për dezinfektim.
Shtabi komunal i Kumanovës gjithashtu ka bërë të ditur se i qëndron në dispozicion Komunës së Likovës dhe të gjitha komunave tjera fqinje për bashkëpunim dhe ndihmë reciproke në këto kohë pandemie.
Ndërkohë që NP “ Pastrim dhe gjelbërim “ do të vazhdojë me aktivitetet rreth dezinfektimit gjithandej në territorin e Komunës së Kumanovës. (Fatlum Aqifi, TVM2)
