Kreu shtetëror dhe partiak uron Pashkët
Festën e Pashkëve e kanë uruar krerët më të lartë shtetëror dhe partiak.....

Festën e Pashkëve e kanë uruar krerët më të lartë shtetëror dhe partiak. Kjo festë le të na jep fuqi për tejkalimin e kësaj situate uroi presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
“Pashkët na përkujtojnë se tani na është i nevojshëm besimi, guximi dhe durimi, që të arrijmë ta përballojmë këtë periudhë të vështirë me virusin, kurse përmes tejkalimit të krizës, ta mësojmë leksionin më të rëndësishëm jetësor për rëndësinë e unitetit më të madh, përgjesisë, solidaritetit dhe respektit mes nesh” – u shpreh Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Kryeministri Oliver Spasovski theksoi se për tu prëballur me këto sfida është i nevojshëm solidariteti i të gjithë neve.
“Besoj që festa me të cilin e festojmë shpëtimin, të gjithë do të dalim më të fuqishëm dhe më të mirë. Në këto momente të vështira, bekimi i Zotit përmes festës të na jep shëndet të mirë dhe fuqi shpirtërore” – deklaroi Kryeministri, Oliver Spasovski.
Zv.kryeministri Bujar Osmani duke uruar besimtarët ortodoks tha se kjo ditë simbolizon shpresën dhe fitoren e së mirës.
“Duke u interesuar për rëndësinë e kësaj feste më la përshtypje besimi në fuqinë e jetës për të mposhtur vdekjen, si vlerë universale për fuqinë e shpresës dhe fitores të së mirës ndaj së keqes. Sot kur pamdemija COVID19 paraqet kërcnim për jetët tona, fitorja e jetës ndaj vdekjes paraqet mesazh të bukur” – theksoi zv.Kryeministri, Bujar Osmani.
Festën e Pashkëve e uroi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili ftoi për unitet.
“Bëhet fjalë për mision që nuk ka tjetër alternativë dhe të cilën mund ta realizojmë së bashku të solidarizuar. Lufta për jetën e seciit njeri për shëndetin e qytetarëve duhet të jetë e pakompromis, gjithëpërfshirëse, e disiplinuar, me një fjalë imperative.” – nënvizoi Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.
Festën e pashkëve e uroi edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev i cili tha se duhet së bashku të veprojmë mençur që në fund të dalim fitimtar.
Në urimin e tij kryetari i VMRO-së Hristijan Mickovski theksoi se vetëm me besim të fortë mund ta tjekalojmë situatëne tillë.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në urimin e tij tha se në këto ditë feste të reflektojmë se pavarësisht besimeve të ndryshme të jemi të bashkuar. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)
