Ora policore, 84 persona nuk e respektojnë, arrestohen 67

19.04.2020 15:51

84 persona nuk kanë respektuar orën policore në 24 orët e fundit...

84 persona nuk kanë respektuar orën policore në 24 orët e fundit, duke u kthyer në rrezik potencial për përhapjen e virusit Korona. Shkeljet më të mëdha policia i ka vërejtur kësaj rradhe pothuasje nëpër gjitha qytetet njësoj.

Të gjithë janë kapur në flagrance duke lëvizur pa arsye, nevojë dhe autorizim. Të gjithë shkelësit e orarit të ndalesës së lëvizjes, do të gjobiten.

“Sipas statistikave të MPB-së lidhur me kufizimin e lëvizjes është evidentuar se në nivel të tërë shtetit, 84 persona nuk e kanë respektuar orën policore, me ç’rast janë arrestuar 67 persona, ndërsa për të tjerët do të pasojnë masa adekuate”, thuhet në komunikatën e fundit të MPB-së.

Nga MPB deri në këto momente nuk japin informacione se a janë ose jo të vërteta informacionet të publikuara nëpër rrjetet sociale se një numër i besimtarëve ortodoks mbrëmë vonë kinse kanë shkelur rregullat e ndalesës policore duke vërshuar kishat e disa vendbanimeve duke kremtuar pashkët.

Edhe përkundër përpjekeve nuk arrtitëm të marrim prononcim zyrtarë se a bëhetë fjalë për pamje të vjetëra ose të shtunës në mbrëmje dhe nëse në numrat e fundit të shkelësve përfshihen edhe besimtarët eventual.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 31 vendime për izolim dhe janë nënshkruar edhe 43 deklarata për vetë-izolim.

Gjatë kontrollit policor, brenda 24 orëve të fundit nuk është evidentuar asnjë qytetar që nuk ka respektuar masën e izolimit dhe vetë-izolimit. Sipas informacioneve të fundit nga qeveria në karatina shtetërore ndodhen rreth 800 persona të tjerët kanë mbaruar karatinimin e detyrueshëm shetërorë. .

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani përmes profilit të tij në facebook ka sqaruar se qyteti i Tetovës nuk është në karatinë e as nuk janë ndërprerë hyrje daljet me automjete private, thekson vetëm se qeveria në bazë të kërkesave të shtabeve komunale të disa komunave të Pollgut ndaluan vetëm transprotin e organizuar të udhëtarëve me autobus dhe furgone në këtë qytet. (Rexhep Qamili, TVM2)