Besimtarët ortodoks festojnë Pashkët, luten për tejkalimin e situatës

19.04.2020 17:26

Besimtarët ortodoks festuan festën më të madhe krishtere, Pashkët...

Besimtarët ortodoks festuan festën më të madhe krishtere, Pashkët. Në mesnatën mes të shtunës dhe dielës u dëgjuan këmbenat, të cilat sipas besimit të krishterë lajmërojnë ringjalljen e krishtit.

Shkaku i pandemisë, për herë të parë besimtarët këmbanat qytetarët i dëgjuan nga ballkonet e shtëpive të tyre, ndërkohë që në tempujt ishin të pranishëm priftërinjtë. Në liturgjinë e tij kreu i kishës ortodokse maqedonase Stefan Stefan ftoi besimtarët të luten për tejkalimin e kësaj situate.

“Kjo periudhë le të jetë kohë për pendim dhe për lutje të fuqishme. Vështirësitë që na erdhën le të na jenë për përforcim të besimit dhe përparim shpirtëror. Gjithçka është e mundur për ato që besojnë për shkak se Zoti e din se si ti lirojë besimtarët nga vështirësitë”

Kjo festë përkujton ditën kur Jezu Krishti sipas besimit të krishter e dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. (Ersan Pajaziti, TVM2)