Faturat e energjisë dhe ngrohjes qëndrore, Bislimovski: Mars, prill dhe maj do paguhen në këste
Të gjitha familjet e prekura në aspektin ekonomik dhe social nga përhapja e virusit korona...

Të gjitha familjet e prekura në aspektin ekonomik dhe social nga përhapja e virusit korona, faturat e tyre të energjis elektrike dhe të ngrohjes qendrore për muajt mars, prill dhe maj do të kenë mundësi ti paguajnë në këste, ka deklaruar Kryetari i Komisionit Regullativ për energjetik, Marko Bislimovski, në një intervistë dhënë për “Radio Europa e Lirë”.
“Sot edhe zyrtarisht dua të paralajmëroj se pas komunikimeve me EVN dhe BEK furnizuesin është arritë një ujdi që të gjitha familjet e goditura nga kjo pandemi, që faturat e energjis elektrike dhe ngrohjes qendrore për muajt mars, prill dhe maj ti paguajn në këste, ku kamata për borxhin e mbetur nuk do t’ju llogaritet. Ndërsa poashtu dua të potencoj se faturat e ngrohjes qendrore për muajin që vjen do të arrinë për 20 për qind më të lira, ndërsa Ndërmarrjet Komunale kanë mbetë vet të marrinë qëndrim se a do të bëjnë ndonjë lehtësim për qytetarët në drejtim të pagesës së faturave për ujë të pishëm, mbeturinat dhe parqet dhe gjelbërimet” - u shpreh Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
Bislimovski poashtu ka pohuar se akoma është herët të flasin se a do të mund të ketë rritje të cmimeve në faturat e energjis elektrike apo jo gjatë këtij viti, sepse përllogaritjet nga Kompanitë sipas tij ky Komision i merrë nga 15 deri më 30 maj.
“Në këtë moment është shumë herët të flasim se a do të ketë rritje të cmimit të energjis elektrike, por ELEM duke u falënderuar uljeve të cmimeve në mënyrë drestike të minierave për 30 deri më 40 milion euro në baza vjetore, ka ulur çmimet për 15 % . Pra me një fjalë kemi një stabilitet në çmime për sa u përket familjeve” – shpreh Bislimovski.
Bislimovski poashtu potencoi se rritja apo jo e akcizës për derivatet e naftës varet nga qëndrimi i Qeverisë, por vetëm potencoi se gjatë këtyre 3 muajve cmimet e naftës janë ulur për 20 denarë. Dhe nëse eventualisht sipas tij do të kishte një rritje minimale të akcizës, për disa denarë, ajo rritje është shumë më e vogël në krahasim me zbritjen e cmimit të derivative që ishte 20 denarë, çka nënkupton se çmimet e produkteve tjera do të mbesin të pa ndryshueshme. (Fitim Kryeziu, TVM2)
