2 viktima nga “Covid 19”, 37 raste të reja, gjithsej 1 207
2 viktima të tjera nga COVID 19....

2 viktima të tjera nga COVID 19. Në klinikën e sëmundjeve infektive ndërroi jetë një pacient nga Shkupi i moshës 66 vjeçe ndërkaq në spitalin ‘8 Shtatori’ një 83 vjeçar nga Shtipi. Ndërkohë që 15 pacientë kanë arritur të sfidojnë virusin. 6 prej tyre janë shëruar në spitale, ndërkaq 9 në kushte shtëpiake.
Megjithatë listës të të infektuarve i’u janë shtuar edhe 37 persona. Kumanovë 9, në Shkup dhe Ohër nga 8, Prilep 5, nga 3 të infektuar në Tetovë dhe Veles, ndërkaq në Koçani 1 i prekur nga virusi.
|
37 RASTE TË REJA ME COVID 19 |
|
Kumanovë 9 |
|
Shkup 8 |
|
Ohër 8 |
|
Prilep 5 |
|
Tetovë 3 |
|
Veles 3 |
|
Koçani 1 |
Kryeqyteti vazhdon të kryesojë listën me 409 të infektuar. Vijojnë Kumanova me 329 dhe Prilepi me 117 të infektuar.
Në klinikën infektive në Shkup janë pranuar 8 pacientë. Këtu po mjekohen gjithsej 55 pacientë. 17 janë në aparat të frymëmarjes. Në spitalin “8 Shtatori” janë pranuar 7 pacientë dhe atje tanimë janë të hospitalizuar 34 persona. 7 prej tyre janë të vendosur në aparat të frymëmarjes.
Filipçe: “Lehtësimet, varësisht përhapjes së virusit”
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në një intervistë për “Dojçe Vele” ka thënë se situata me pandeminë mirë po menaxhohet nga sistemi shëndetësorë, ndërkaq lehëtsimi i masave kufizuese do të varet nga intensiteti i përhapjes së virusit.
“Po ndjekim situatën, analizojmë numrin e pacientëve të infektuar dhe për momentin dhjetë persona infektohen nga një i infektuar. Sistemi ynë shëndetësorë këtë numër mund që të menaxhojë dhe ky është qëllimi. Andaj plotësishtë jemi të fokusuar në këtë dhe si do të jetë lehtësimi i masave kufizuese, varet pikërsiht nga këto analiza më tej.” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Në spitalin rajonal të Manastirit janë hospitalizuar 13 pacientë. Deri më tani në vend janë kryer afër 12 mijë testime. (Meral Ismaili, TVM2)
