Kumanovë, Tetovë, Prilep, nga e mërkura mbajtje e detyrauar e maskave

19.04.2020 18:19

Duke filluar nga 22 prilli, banorët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit...

Duke filluar nga 22 prilli, banorët e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit në të gjitha vendet publike do të jenë të detyruar të mbajnë paisje të përshtatshme mbrojtëse në të kundërtën nuk do të mund të lëvizin. Kjo është masa e parë e tillë për mbajtjen e detyrueshme të veshjeve mbrojtëse të miratuar nga Qeveria.

Siç njoftojnë nga Pres-shërbimi qeveritar, Qeveria ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë të përgatisë dekretin me fuqi ligji që do të rregullojë juridikisht këtë çështje, mënyrën e zbatimit, përdorimit, pajisjet e nevojshme mbrojtëse si dhe të rregullojë çështjen e shumës minimale të detyrueshme që duhet të kenë prodhuesit e maskave për nevojat e institucioneve shtetërore.

“Në dekret të parashihet që detyrimi për të mbajtur pajisje mbrojtëse do të zbatohet në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, por pas një periudhe të caktuar”, thuhet në kumtesë.

Qeveria vendosi t’u rekomandojë të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe veçanërisht atyre që jetojnë në komunat e Kumanovës, Tetovës dhe Prilepit, në përputhje me vendimet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë për të zvogëluar numrin e njerëzve që largohen nga shtëpitë e tyre dhe vetëm për arsyet më të patjetërsueshme, për të shkuar në punë, si dhe për të lënë në shtëpi vetëm një anëtar të familjes për të blerë gjëra ushqimore nga marketet dhe ilaçe nga barnatoret.

Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të përcaktojë një person si pikë për komunikim dhe koordinim në baza ditore me të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor në komunën e Kumanovës. Përjashtim nga ky ndalim, thuhet në kumtesë, është transporti i organizuar që kryhet nga operatorët ekonomik për punonjësit e tyre deri tek vendet e punës, si dhe transporti i organizuar i personave të punësuar në MPB, Ministrinë e Mbrojtjes-Armatë dhe punonjësit në Njësinë territoriale të zjarrfikësve në këto komuna. (Naim Ramadani, TVM2)