“Covid 19” në Botë, rreth 2.4 milionë të infektuar nga koronavirusi
Një e katërta e rasteve të vdekjes si pasojë e virusit Korona janë regjistruar në SHBA....

Një e katërta e rasteve të vdekjes si pasojë e virusit Korona janë regjistruar në SHBA ku dhe po mbahen protesta kundër karantinës në vend. Protestat i përkrahi kryetari i SHBA-ve Donalt Tramp.
“Vazhdojmë të shohim shenja positive se virusi e ka arritur kulmin .Kjo që po ndodhë është e tmerrshme për të gjithë botën” – u shpreh Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Infektimi me Covid 19 edhe më tëj në vendet më të prekura dhe vendet më të zhvilluara është i lartë.Në ndëkohë Tramp e paralajmëroi Kinën për pasoja eventuale nëse ka qenë e vetëdishme për përgjegjësinë e pandemisë me virusin Korona.
Pekini hedh posht akuzat ndërsa Australia është e brengosur për jotrasnparencën kineze lidhur me pandeminë dhe kërkoi hetim. Në Kinë në 24 orët e fundit sërisht është vërejtur numër i vogël i të infektuarve në krahasim me periudhën paraprake.
Në pjesë të Evropës ka shenja se infektimi po ngadalëson tempon për çka Zvicrra, Danimarka dhe Finlanda vendosën ti hapin dyqanet dhe shkollat.
Gjermania paraprakisht porositi se virusi është vënë nën kontrollë pas çka vendi tani po ballafaqohet me detyrë të vështirë që ti heq disa ndalesa pa mos shkaktuar infektim të ri.
Kroacia filloi me largimin e një pjesë të masave restriktive. Fabrikat do të fillojnë me punë, do të hapen dyqanet dhe shumë të punësuar do të kthehen në vendet e tyre të punës.
Edhe pjesë të Italisë kanë filluar të dalin nga karantina përderi sa Spanja për herë të tretë me radhë do ti vazhdojë masat 15 ditore me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.
“Ky vazhdim i sitatës së jashtëzakonshme nuk do të jetë e njejtë si ato paraprake Qeveria e Spanjës do të ndërrmarë masa për lehtësimin e situatës me qëllim që fëmijët të mund të dalin jashtë” – u shpreh Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançes.
Sipas të dhënave të fundit numri i të diagnostifikuarve më Covid 19 në botë është rreth 2.4 milion,kanë vdekur mbi 161 mijë persona ndërsa janë shëruar më shumë se gjysëm milioni.Me numër më të madh të të infekturave kryeson SHBA pason Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania etj.
Ndërkohë shkenctarët akoma po shqyrtojnë mundësinë për shërmin nga virusi Korona.Thonë se virusi plotësisht dallohet nga gripi sezonal por që përhapet shumë shpejtë. Inkurajonë se shumë shpejt mund të ketë vaksinë kundër virusit Corona. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
