Botë
Kanada, një person i armatosur vrau 16 persona
20.04.2020 11:20
Një person i armatosur, i veshur me uniformë policie, ka vrarë të paktën 16 persona...

Një person i armatosur, i veshur me uniformë policie, ka vrarë të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në provincën e Kanadasë, Nova Skocia. Viktimat janë gjetur në lokacione të ndryshme në rrethinën e kryeqendrës së kësaj province Halifaks. Policia e Nova Skocisë e identifikoi sulmuesin Gabriel Wortman i moshës 51-vjeçare, të cilin e ka ndjekur rreth 12 orë para se ta vriste. Sulmuesi ka përdorur disa automjete, një prej të cilave ngjante në veturë të policisë. Policia i kishte ftuar qytetarët që gjatë kohës sa ishte vënë pas sulmuesit, të qëndronin të strehuar në shtëpi.
“Na thanë t’i mbyllim dyert, ai është këtu. Nga dritarja pashë policë të armatosur.”,- u shpreh një qytetar.
“Kjo është diçka që nuk e kisha pritur të ndodhte këtu afër shtëpisë time. Vendi ynë është bashkësi e qetë.”,- tha një qytetar.
Në mesin e viktimave është edhe një veteran i policisë me përvojë 23 vjeçare.
“Kjo ditë do të mbetet në kujtesën e shumëkujt, shumë familje përjetuan humbje, këtu bën pjesë edhe familja jonë, e humbëm një veteran që e humbi jetën derisa i mbronte qytetarët duke iu shërbyer.”,- theksoi zyrtarja e Policisë, Brenda Lucki.
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e përshkroi ngjarjen si "një situatë të tmerrshme".
“Falënderoj policinë për punën e mundimshme dhe popullit që bashkëpunoi me autoritetet. Bashkëndjejmë me të gjithë ata që u prekën nga kjo situatë e tmerrshme.”,- deklaroi kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.
Motivi i sulmuesit ende është i paqartë, ndërsa viktimat sipas të gjitha gjasave janë zgjedhur rastësisht. Incidentet me vrasje masive janë të rralla në Kanada që vlen si një nga shtetet më të qeta në botë. Incidenti i fundit me vrasje masive ka ndodhur në vitin 1987 kur ishin vrarë 14 persona në Montreall.
REJHANE BUSHI METAJ
