Botë

Virusi Korona në Shqipëri, 22 raste të reja, shkon në 584 numri i përgjithshëm

20.04.2020 11:47

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se janë 22 raste të reja me virusin Korona gjatë 24 orëve të fundit...

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se janë 22 raste të reja me virusin Korona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 584 numrin e të prekurve në total, nga të cilët 26 persona kanë ndërruar jetë. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 233 persona të dyshuar me COVID-19.
 
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 22 raste. Nga rastet e reja 3 janë në Shkodër dhe 2 raste në Tiranë. Ndërkohë, vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës, ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin, ku kemi 12 raste të reja.
 
Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste. Gjatë 24 orëve të fundit, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 327.