Sistem elektronik në udhëkryqin Boris Trajkovski-USJE
Ndërmarrja Hekurudhat e Maqedonisë në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit promovuan sistemin elektronik për rregullimin e komunikacionit hekurudhor me atë rrugor në udhëkryqin mes rrugës “Boris Trajkovskit” dhe rrugës e cila vjen nga fshati Usje.....

Ky është një ndër udhëkryqet më komplekse, andaj sistemi elektronik do të rregullojë dukshëm këtë kryqëzim të komunikacionit hekurudhor me atë rrugor.
“Kemi realizuar pjesën logjistike dhe pjesën tjetër që ka të bëjë me rregullimin e komunikacionit në bazë të rregullave, që rregullojnë mbarëvajtjen e komunikacionit tokësor me atë hekurudhor dhe pjesa e dytë ka të bëjë me rregullimin e pjesës së hekurudhës, që nënkupton hekurudhë industriale"- deklaroi drejtori i ndërmarrjes Hekurudhat e Maqedonisë, Irfan Asani.
“Kemi përfunduar punimet për sistemin e semaforëve, ku sistemi i cili e rregullon lëvizjen e komunikacionit hekurudhor është në kompetenca të Hekurudhave të Maqedonisë, por është punuar bashkërisht për përfitimin e një sistemi të tillë te rregullimit të komunikacionit dhe konsideroj që ky sistem është një ndër sistemet më komplekse të vendit tonë”- tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Përmes instalimit të këtij sistemi do të sigurohet ngritje e cilësisë në komunikacion dhe siguri më e madhe për shfrytëzuesit e tij. (Flutura Latifi, TVM2)
