Botë
Virusi korona iu merr jetën dhe 6 mjekëve në Itali
20.04.2020 15:46
Virusi korona vijon të shkaktojë viktima dhe në radhët e mjekëve në Itali që po përballen me pandeminë...

Virusi korona vijon të shkaktojë viktima dhe në radhët e mjekëve në Itali që po përballen me pandeminë vdekjeprurëse që konsiderohet si më e rënda në 100 vitet e fundit në botë.
Mësohet se 6 mjekë dhe infermierë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit , duke e çuar në 137 bilancin e viktimave mes stafit mjekësor.
Lajmi i keq u dha nga Federata Kombëtare e Urdhrit të Mjekëve e cila përditëson në mënyrë konstante bilancin, duke përfshirë këtu mjekët aktivë, ata në pension dhe të tjerët që janë thërritur në shërbim.
Deri tani në Itali raportohen mbi 23 mijë viktima nga koronavirusi dhe 174 mijë të infektuar.
