Botë

Shtrohet në spital presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

20.04.2020 15:56

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, bëri me dije mëngjesin e së hënës...

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, bëri me dije mëngjesin e së hënës, se Hashim Thaçi është shtruar në Klinikën e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
 
Sipas Presidencës, Hashim Thaçi ka shfaqur probleme me veshkat dhe për këtë arsye po mbahet në kontrollin e mjekëve.
 
“Pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, presidenti ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtruar në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, shkruhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
 
Sipas zyrës së presidentit, gjendja shëndetësore e Hashim Thaçit është e qëndrueshme.