Maqedoni

MPB: 121 persona e shkelën orën policore

20.04.2020 17:56

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 121 personave që nuk kanë respektuar orën policore...

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 121 personave që nuk kanë respektuar orën policore, 92 prej të cilëve janë shoqëruar në stacionet policore.

Ministri i brendshëm, Naqe Çulev, vlerëson se shumica e qytetarëve po i respektojnë masat.

“Në tërë vendin po zbatohet ndalesa më e gjatë e lëvizjes së qytetarëve, e cila do të zgjasë deri të martën në orën 5 të mëngjesit. I falënderoj të gjithë qytetarët, të cilët treguan nivel të lartë të vetëdijes dhe i kanë respektuar masat e ndalim qarkullimit.”,- thotë ministri i brendshëm.

Po ashtu Ministria e Brendshme bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit është marrë vendim për izolimin e 238 personave, 108 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Gjatë kontrollit të personave në izolim dhe vetizolim, policia ka evidentuar një rast kur një person nuk ka respektuar masën e izolimit për shkak të virusit Korona.

Po ashtu njoftohet se policia ka arrestuar një person, ndërsa disa të tjerë janë identifikuar dhe pritet të merren masa edhe ndaj tyre, pasi në një video shihen rreth 20 persona, duke vallëzuar me rastin e festës së Pashkëve.

Në video dëgjohet një person duke thënë se policia nuk vjen kot e kanë, sepse nuk u lejohet. Por, nga MPB thonë se do të sanksionohen të gjithë ata që e shkelin ndalesën.

VLORA LATIFI TOPOJANI