Shqipëri, 22 të infektuar nga virusi Korona
Kurbini është vatra më e re e prekur nga COVID-19 me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara...

Kurbini është vatra më e re e prekur nga COVID-19 me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara gjatë 24 orëve të fundit me 11 të infektuar, duke lënë pas edhe Tiranën.
Një rritje e personave të prekur është regjistruar edhe në qytetin e Krujës, ku personat e infektuar mësohet të jenë punonjës të një fasonerie. Në 24 orë, rastet e reja janë 22.
“Nga rastet e reja, 3 janë në Shkodër dhe 2 raste në Tiranë. Ndërkohë, vijon hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i kontakteve në vatrën e Krujës, ku kanë rezultuar pozitivë 5 persona dhe në Kurbin, ku kemi 12 raste të reja. Deri në këto momente janë testuar 5775 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 584 raste.”,- deklaroi Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Edhe numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet “COVID” është rritur gjatë 24 orëve të fundit. Megjithatë, përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se situata është tërësisht nën kontroll.
LULJETA NDOKA
