Pasojat e virusit Korona, vendet e BE-së ankohen për mungesë të punëtorëve
Vendet evropiane ankohen për mungesë të punëtorëve sezonal...
Në Spanjë bujqit po përballen me mungesë të punëtorëve për mbledhje të dredhëzave. Vetëm në qytetin jugperëndimor, Huelwa, mungojnë afër 20 mijë punëtorë sezonal, thonë nga Shoqata prodhuese “Interfereza” në Spanjë.
Punëtorët maroken e kanë të pamundur të arrijnë në plantacionet spanjolle, ku punojnë për çdo vjet, ndërsa punëtorët nga Evropa lindore janë të detyruar të kthehen në vendet e tyre amë pas mbylljes së kufijve.
“Situata është dramatike. Mbledhja vjetore e dredhëzave është e vështirë që nga fillimi. Bujqit protestuan për shkak të shpenzimeve të larta për prodhim si dhe plasaminin me çmim më të ulët. Por, me përhapjen e virusit Korona e gjithë Spanja u vendos në karantinë. Vetëm në rajonin e Hulwes, prodhuesve të dardhëzave u mungojnë afër 25 mijë punëtor sezonal.”,- deklaroi kryetari i Shoqatës Prodhuese – Spanjë, Cristobal Picon Regidor.
Me probleme të ngjashme përballet edhe vendi ynë fqinjë, Greqia. Qeveria greke kërkoi një marrëveshje me Shqipërinë për hapjen e kufijve vetëm për shqiptarët të cilët janë punëtorë sezonal.
Ministri grek i bujqësisë, Makis Voridhis, u shpreh i shqetësuar pasi mbyllja e kufijve dëmton vjeljen e frutave dhe perimeve, duke pasur impakt edhe në rënien e ekonomisë.
“Jemi duke punuar për të gjetur një skemë në mënyrë që nga njëra anë të vijnë shqiptarët, por nga ana tjetër masat shëndetësore të mos dëmtohen. Ata do të vijnë me një proces më të kontrolluar, të cilin do ta bëjmë sa më fleksibël. Do të karantinohen për një kohë, e me pas do t’i nënshtrohen një testi, pasi të rezultojnë negativë do të dalin në fusha. Prodhuesit greke e pranojnë këtë zgjidhje, por gjithashtu kemi nevojë për një marrëveshje me Shqipërinë për kontrollet efektive të kufijve.”,- tha ministri grek i bujqësisë, Makis Voridhis.
Greqia ka nevojë për më shume se 50.000 punonjës sezonale në vit në sektorin bujqësisë. Në shumicën dërrmuese forcat e krahut janë nga Shqipëria.
Ne fillim te muajit prill edhe Gjermania deklaroi se do të lejojë që punëtorët e huaj të hyjnë për të ndihmuar në korrjen e frutave dhe perimeve në ferma.
Me problem të njëjta përballen edhe Holanda dhe Austria, të cilët shumicën e punëtorëve sezonal i kanë nga Rumania, Polonia dhe Bullgaria, shtetet e të cilëve gjithashtu kanë mbyllur kufijtë për qarkullim.
Për të reduktuar impaktet negative mbi ekonominë, Komisioni Evropian u ka kërkuar anëtarëve të BE-së që të lejojnë hyrjen e qindra mijëra punëtorëve sezonalë, pavarësisht masave për të parandaluar përhapjen e virusit.
ZEKIRJA MEXHITI
