Parlamenti britanik njeh Palestinën

14.10.2014 15:44

Parlamenti britanik ka votuar në favor të një mocioni për njohjen e Shtetit palestinez......

Kanë qenë gjithsej 274 vota “pro” dhe vetëm 12 “kundër”. Veprimi i Londrës shihet si një presion ndërkombëtar për të ulur sërish në tryezën e bisedimeve shtetin hebre dhe autoritetet palestineze.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, gjatë vizitës në Lindjen e Mesme, dënoi dhe njëherë më shumë politikën e kolonive të ndjekur nga kryeministri izraelit, Beniamin Netaniau. Të njëjtin vendim një muaj më parë e ka marrë edhe Suedia.

"Njohja nuk është një mjet negocimi izraelit, por është një e drejtë palestineze. Kjo ka për të formuar bazën e çfarëdo negociate serioze, mungesa e barazisë midis Izraelit dhe palestinezëve është një dështim strukturor që ka minuar mundësinë e një zgjidhjeje politike për dekada të tëra"- deklaroi Grahame Morris nga Partia e Punës.

Në anën tjetër, votimi i Parlamentit britanik në favor të një shteti palestinez në Lindjen e Mesme ka tensionuar ndjeshëm marrëdhëniet mes Izraelit dhe Britanisë.

Në një reagim të Ministrisë së Jashtme në Jerusalem thuhet se ky qëndrim i Britanisë së Madhe kërcënon procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Në kohën kur Lindja e Mesme është përfshirë në konflikte, Shteti i Palestinës është i njohur deri më tani nga gati 130 shtete të botës. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)