Botë
Në Nigeri gjatë një sulmi të armatosur vriten 47 persona
20.04.2020 20:47
Një grup i armatosur ka vrarë të paktën 47 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë, në gjashtë fshatra të Nigerisë...

Sulmi ka ndodhur pasi popullata lokale ka marrë ndihmë për luftë kundër koronavirusit të ri.
Banorët lokalë pohojnë se kanë zbuluar të paktën 70 trupa të pajetë dhe se u janë djegur dhe plaçkitur shtëpitë, ndërsa autoritetet nigeriane dhe policia po e hetojnë sulmin.
Sipas dëshmitarëve, sulmuesit e armë të sofistikuar, më motoçikleta kanë hyrë në fshatrat dhe ata të cilët kanë refuzuar t’u japin ushqim dhe para janë rrahur dhe vrarë./mia
