Maqedoni

Mot me reshje të shiut me erë të fuqishme dhe më ftohtë

21.04.2020 09:02

Në vend sot do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të shiut të cilat kohë pas kohë do të jenë më të rrëmbyeshme...

Në vend sot do të mbisundojë mot me vranësira me reshje të shiut të cilat kohë pas kohë do të jenë më të rrëmbyeshme, vende-vende  edhe mbi 25 litra në metër katror. Reshjet lokale do të jenë në formë të motit të keq me erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra  në orë. Gjatë ditës do të fryejë  erë e përforcuar juglindore. Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 13 gradë Celsius.
 
Në Shkup mot me vranësira me shi  që përkohësisht do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Do të fryejë  erë e përforcuar nga drejtimi verilindor.
 
Temperatura minimale do të bie deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 12 gradë Celsius.
 
Të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshme me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës. Të premten dhe gjatë fundjavës  moti do të stabilizohet./Mia