Maqedoni

Rrugët të lagështa, të vozitet me kujdes

21.04.2020 09:27

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa...

Komunikacioni në rrugët e shtetit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, me intensitet mesatar jashtë mjediseve urbane, informon LAMM.
 
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
 
LAMM përkujton se janë të mbyllura të gjitha vendkalimet kufitare për dalje dhe hyrje në shtet, përveç për tranzit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e korit diplomatik dhe personat me leje përkatëse nga MPB-ja.