Botë

Izolimi, protesta edhe në Rusi

21.04.2020 09:58

Disa vende kërkojnë të shtrëngojnë masat, disa të tjera janë përfshirë nga protestat për shkak të këtyre masave....

Disa vende kërkojnë të shtrëngojnë masat, disa të tjera janë përfshirë nga protestat për shkak të këtyre masave. Valës së tubimeve kundër izolimit, i janë bashkuar me qindra demonstrues në Vladikavkaz në Rusisë.
 
Ata dolën të hënën në protestë kundër vetëizolimit dhe humbjes së punës. Ata kërkuan dorëheqjen e drejtuesit të rajonit dhe mbështetje financiare nga autoritetet për shkak të humbjeve masive të punës.
 
Ligjvënësit lokalë u përgjigjën me një video ku bënë thirrje për qëndrim në shtëpi. Ata siguruan protestuesit se do të ngrihen disa grupe për të adresuar këto probleme.
 
Ndërkohë, policia ndërhyri për shpërndarjen e turmës dhe arrestoi tre organizatorë. Sipas mediave, protesta u iniciua nga një këngëtar i operas./tvklan