Maqedoni

Përfundoi karantina 85 orëshe, 117 persona shkelën orën policore

21.04.2020 11:04

Nga ora 05:00 mengjesin e sotem ka përfunduar ndalesa më gjatë për lëvizje në tërë territorin e shtetit...

Nga ora 05:00 mengjesin e sotem ka përfunduar ndalesa më gjatë për lëvizje në tërë territorin e shtetit, e cila filloi të premten ne ora 16:00 dhe zgjati plot 85 orë. 
 
Policia gjatë kësaj periudhe  ka arrestuar disa persona të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes dhe për to do të deponohen  padi penale përkatëse. Ora policore prej sot vazhdon sikur javën e kaluar, në ditët e punës nga ora 16 pasdite deri në orën 5 të mëngjesit ditën e nesërme. Në fuqi është ndalesa për grupim të më shumë se dy personave, përveç për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeçare.
 
Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së në mbarë shtetin 117 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë janë arrestuar 89 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se gjatë natës së kaluar 135 personave u është dhënë vendim për izolim, derisa 53 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim. Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer kontrolle ndaj personave të cilët veçmë gjenden në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se tre persona nuk kanë respektuar masën për izolim.