Botë

Vdekja e 39 vietnamezëve në Eseks, Irlandë, arrestohet 40-vjeçari

21.04.2020 11:43

Në Irlandë është arrestuar 40 vjeçari nën dyshimin se ka lidhje me vdekjen e 39 emigrantëve vietnamez....

Në Irlandë është arrestuar 40 vjeçari nën dyshimin se ka lidhje me vdekjen e 39 emigrantëve vietnamez, trupat e të cilëve në tetor të vitit të kaluar ishin gjetur në një kamion në Eseks të Britanisë.
 
I arrestuari Ronan Hjuz nga Irlanda Veriore është akuzuar pas 39 pikave për vrasje, si dhe për shkelje të ligjeve për migrim. Paraprakisht, shoferi i kamionit nga Irlanda Veriore, Moris Robinson e pranoi fajin pas 39 pikave për vrasje të emigrantëve.